venerdì 8 febbraio 2008

Ne kerkim te nje pune

Jeni në kërkim të një pune, por nuk dini se nga të ja filloni kërkimit? Nuk dini kujt t’i drejtoheni, cilat janë dokumentat që duhen prezantuar, duke pasur gjithçka nevojitet në sportele apo në bisedat në agjensitë e ndryshme? Mos u shqetësoni, një guidë e shkurtër do të dijë e do tu ndihmojë të orientoheni në botën e larmishme e të ndërlikuar të punësimit që duhet gjetur e duhet zgjedhur.
Si hap i parë, që vlen edhe për të huajt, duhet të bëhet regjistrimi në seksionin zonal të Punës ( Agjensia rajonale e punës), duke paraqitur librezën e punës - që mund të kërkohet në zyrën e anagrafit të komunës ku jeni rezidentë -, një dokument njohjeje, lejen e qëndrimit të vlefshme për qytetarët e huaj dhe kodin fiskal. Në këtë seksion rajonal do të thuren edhe lëvizjet e para: Regjistrimi në listat e lëvizjes, informim, përzgjedhje, orientim dhe nisje në punë. Duhen pasur të paktën nëntë vjet shkollim në mënyrë që të mund të regjistroheni në listat e punës. Nuk është e mundur të regjistroheni në më shumë se një Agjensi rajonale të Punës, ndërsa transferimi mund të kërkohet kurdo. Mund të regjistroheni në listat e punësimit edhe kur janë duke u kryer apo ndjekur studimet: bëhet fjalë për një lëvizje që këshillojmë të bëni, duke parë që sjell si pasojë një vjetërsi më të madhe të regjistrimit në momentin kur do të arrihet titulli i studimit për t’u paraqitur në tregun e punës.
Pasi t’i keni përmbushur këta faza për të hyrë me të drejtën që ju takon në këtë listë, përfitohet lëshimi i skedës së regjistrimit nga ana e Agjensisë rajonale: skeda duhet të jetë e firmosur në mënyrë periodike, mes muajve të tetorit e nëntorit të çdo viti. Nëse nuk rinovohet skeda kjo shpie në fshirjen nga listat dhe kështu duhet ribërë regjistrimi, me një zbritje në shkallën e vjetërsisë së kërkesave. Të gjitha këto të dhëna mund t’i merrni gjithashtu duke ju drejtuar Qendrës për Punë të Udines, në Viale Duodo, 3 (cpi.udine@provincia.udine.it), nga e hëna në të premten nga ora 9,30 deri në 12,30. Mund të konsultohen edhe në ëeb ofertat e ndryshme të punës të propozuara nga Qendra e punësimit e Udines, që mund të arrihet përmes adresës së Komunës së Udines (www.comune.udine.it). Është e domosdoshme për ata që janë duke kërkuar punësim të parë apo një punësim të ri, të marrë kontakt me shërbimet e krijuara në territor ashtu siç është pikërisht,Qendra e punës (ish zyra e collocamento-s), të cilat kanë si funksion të tyre të vënë në dispozicion të qytetarëve shërbime informimi, mikpritjeje e orientimi për të lehtësuar gjetjen e vendit të punës e më pas futjen në punë. Kjo është një listë e adresave që mund të jenë interesante për gjetjen e një pune të re: www.guidalavoro.net (informacione mbi temat e punës); www.jobonline.it (punë); www.minlavoro.it (Ministria e Punës); www.regione.fvg.it (punë dhe konkurse publike në Friuli Venezia Giulia); www.europalavoro.it (formim dhe punë); www.cesop.it (punë për të diplomuar dhe profesionistë); www.okkupati.rai.it (oferta të ndryshme edhe nga jashtë); www.bancalavoro.com (Banka e Punës); www.corriere.it/lavoro (Corriere della Sera: Lavoro); www.ilsole24ore.it (il Sole 24 Ore); www.telelavoro.rassegna.it (telelavoro e zyrë virtuale); www.aiuto.net; www.bollettinodellavoro.it (periodik i informacionit mbi punën); www.dinamica.it/jobservice (pikë takimi mes kërkesës dhe ofertës); www.lavorare.com (materiale dhe offerta pune); www.wepro.it (projekti europian për ndërmarrjet femërore); www.csi.it/spdonna (sporteli on-line i gruas).
Një tjetër rrugë që mund t’i bashkangjitet asaj që shpjeguam, është ajo e Agjensive të njohura nga ministria e Punës. Detyra e tyre është të bëjnë në mënyrë që të takohen kërkesa e oferta, mes ndërmarrjes që kërkon një punë të caktuar të përkohshme dhe punëtorin potencial që thirret për të dhënë kontributin e tij me kohë të caktuar në këtë ndërmarrje, duke vepruar nën drejtimin e saj. Do të jetë agjensia që do të punësojë punëtorin me kohë të caktuar në bazë të punës e të kohëzgjatjes. Për tu afruar në botën e punës është thuajse e detyrueshme të kesh në shpatulla përvoja profesionalizuese përmes stazheve formuese e orientuese dhe kurseve të formimit profesional. Në Udine qendrat e formimit profesional janë Ial (via del Vascello 1, www.ialweb.it), Enaip (www.enaip.fvg.it) dhe Istituti Salesian Bearzi (www.bearzi.it). Ndërsa llogariten 17 Agjensi Pune Interinale në Udine: Adecco, në via Parini 10, Ali në via dei Torriani 11, Delta 2 në via di Toppo 49; E-work në via Poscolle 36; Italia Lavora në via Liruti 28; Job në vicolo Molin Nascosto 14; Kelly Services në viale Leopardi 92; Manpoëer në sheshin San Cristoforo; Man at work në via Gemona 30/A; Metis në viale Duodo 27; Obiettivo Lavoro në viale Ungheria 131; Sinterim në via Marangoni 34; Temporary në viale Ungheria 115; Trenkenëalder, në via Palladio 9/11, Umana në via Castellana 50, Vedior në via Roma 46; Worknet në viale Venezia 71.
Irene Giurovich

Nessun commento: