Përvoja e dekretit të flukseve on line, e gjykuar në mënyrë pozitive nga të interesuarit për hyrjet e reja për punë, do të përsëritet. Në fakt, procedurat për regjistrimin e të interesuarve dhe për nisjen e kërkesave për nulla osta për punëtorët jokomunitarë stinorë, lidhur me flukset e hyrjes së të huajve për vitin 2008, janë të njëjtat që janë përdorur edhe në dhjetorin e kaluar me rastin e “click days” të kushtuara punëtorëve jo stinorë që i përkisnin dekretit për vitin 2007.
Nga data 28 janar ka filluar regjistrimi dhe duke nisur që prej 1 shkurtit punëdhënësit mund të paraqesin kërkesën për nulla osta për punë stinore për qytetarët jokomunitarë. Për asistencën në plotësimin dhe në dorëzimin e kërkesës mund ti drejtohen ashtu si edhe më parë patronateve apo shoqatave të kategorive të ndryshme që kanë marrë pjesë në këtë inisiativë të re.
Programi tranzitor për flukset e hyrjes së punëtorëve jo komunitarë dhe stinorë në territorin italian për vitin 2008 është përcaktuar me dekret të presidentit të Këshillit të Ministrave dhe fikson një kuotë prej 80 mijë hyrjesh të reja stinore.
Një kuotë e tillë, që duhet ndarë mes rajoneve dhe provincave autonome, nën kujdesin e ministrit të Solidaritetit social, i përket një sërë punëtorësh të ndarë në dy kategori: Punëtorë jo autonomë stinorë jo komunitarë të Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnje Hercegovinës, të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të kroacisë, Indisë, Pakistanit,Bangladeshit, Sri Lankës dhe Ukrainës; categoria e dytë është ajo e punëtoorëve jo autonomë stinorë e jo komunitarë nga Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti, të gjitha këto vende që kanë nënshkruar apo janë duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi përsa i përket imigracionit dhe të gjithë ato qytetarë të huaj jo komunitarë titullarë të një leje qëndrimi për punë të varur stinore në vitet 2005, 2006 apo 2007.
Një risi vjen nga ministria e punëve të brendshme për sa i përket dekretit të Flukseve 2007, procedurat dhe rregullat e dërgimit të të cilit janë shpjeguar në mënyrë të gjerë nga redaksia jonë në numrat paraardhës. Kush ka dorëzuar kërkesën, duke përdorur kodet që ka futur gjatë plotësimit, mund të verifikojë gjendjen e ecurisë së praktikës së tij on line. Verifikimi mund të bëhet duke nisur nga data 18 janar në adresën që vijon: http://domanda.nullaostalavoro.interno.it/. Gjithashtu mund të ndiqen me të njëjtën procedurë kërkesa për Dekretin e Flukseve 2007 për dekretin e Stinorëve 2008 dhe për konvertimet jashtë kuotave të publikuara në Dekretin e Flukseve 2007. Megjithatë kërkesat vazhdojnë të mbërrijnë: sot regjistrohen rreth 700.000 kërkesa të ardhura, prej të clave pak më shumë se gjysma janë dërguar nga patronatët dhe të tjerat drejtpërdrejtë nga qytetarët. Nuk është mbyllur ende mundësia për punëdhënësit që të nisin kërkesat për nulla osta që mund të pranohen në destinacion deri me datën 31 maj 2008.
Kërkesat e ardhura nga punëdhënësit që kërkojnë hyrjen në itali të punëtorëve që jetojnë në Shqipëri janë rreth 7 mijë e 300 për modelin A dhe 27 mijë për modelin B.
venerdì 8 febbraio 2008
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento