venerdì 8 febbraio 2008

guide e shkurter mbi shendetesine

Në dispozicion të qytetarëve të huaj të shumtë mysafirë në provincën e Udines janë vënë disa shërbime interesante për të garantuar atyre një kujdes më të mirë për shëndetin.
Mjekët vullnetarë
Ambulanca e mjekëve vullnetarë të Udines merret në mënyrë të veçantë me shëndetin e të huajve. Të gjithë imigrantët mund të përfitojnë nga ky shërbim, duke përfshirë edhe të huajt që nuk janë në pronësi të dokumentave të rregullt apo që kanë një kartë STP ( i huaj përkohësisht i pranishëm) pa lajmëruar forcat e rendit, duke përjashtuar këtu raste të veçanta.
Ambulanca gjendet në Dispensario del Centro di Pneumologia sociale brenda spitalit Gervasutta, në rrugën Gervasutta 48. Merret autobuzi numër një përballë stacionit të trenave dhe shkohet deri në stacionin e fundit. Shërbimi është i hapur nga e hëna në të enjten nga ora 15 deri në orën 17. Mund të kërkohen informacione duke telefonuar në numrat 0432 - 553452, fax: 0432 - 553473, ndërsa adresa e postës elektronike është: dispensario@ass4.sanita.fvg.it.

Këshillimorja familjare

Këshilltorja familjare merret me problematikat që i përkasin gruas dhe shtatëzanisë. Personeli mjekësor asiston dhe shoqëron gruan për sa i përket ndërprerjes vullnetare të shtatëzanisë, ashtu siç parashikon ligji italian dhe i këshillon çiftit mënyrat më të përshtatshme të mbrojtjes. Organizohen shpesh takime e kurse për përgatitjen për linde dhe, për prindërit e rinj, përveç vërtetimit të aftësisë për një adoptim kombëtar dhe ndërkombëtar ofrohet asistencë edhe gjatë periudhës së besimit para adoptimit. Mund t’i drejtoheni këshillimores familjare për të marrë informacione edhe lidhur me tutelën e të miturve kur të ketë konflikt mes prindërve, në rast sinjalizimi për abuzim e keqtrajtim, për ndarje e raste divorcimi. Për informacione e adresa drejtohuni mjekut të familjes.

Ndërmjetësimi kulturor

Përveç një pranie të madhe të infermiereve të huaja, dhe dalë ngadalë edhe mes personelit më të specializuar, në zyrat e të dhënave shëndetësore sot mund të takohen “NDËRMJETËSUESIT”. Bëhet fjalë për personel të huaj që ka detyrën të favorizojë dialogun mes punëtorëve të ndërmarrjeve shëndetësore, personelit infermieristik e mjekësor dhe të huajve që kërkojnë të dhëna mbi të drejtat e shëndetit të tyre dhe të familjarëve të tyre. Në Udine vepron shoqata Mediatori di Comunità Onlus, e përbërë vetëm nga të huaj që janë specializuar në ndërmjetësim në mjedisin e shëndetësisë. Mediatori i Komunitetit është një imigrant i formuar për të ofruar shërbimin e ndërmjetësimit në shëndetësi, në respektin e disa rregullave të bazuara në neutralitetin e në sekretin profesional. Duke ardhur nga vetë vendet e të huajve, është në gjendje tu garantojë operatorëve dhe mjekëve të mjekësisë së përgjithshme jo vetëm për nga ana gjuhësore, por edhe për orientimin, shoqërimin dhe mbështetjen kulturore sipas karakteristikave të vendeve të ndryshme dhe sipas shërbimeve te ndryshme sociale e shëndetësore. Nga 2005 shoqata bashkëpunon me Azienda per i servizi sanitari 4 “Medio Friuli”(Asl) që i ka mundësuar edhe zhvillimin: roli i tyre është ti japin mbështetje personelit shëndetësor dhe pacientit të huaj që bie në kontakt me strukturat shëndetësore. Mediatorët asistojnë operatorët gjatë bisedimeve dhe në raportet me të huajin pranë njësive shëndetësore të caktuara, në orarin dhe me mënyrat e parashikuara nga ky tip shërbimi. Shërbimi parashikon, në strukturat e asistencës të frekuentuara nga të huajt praninë e ndërmjetësit në sportelet informative dhe, nëse nevojitet, shërbimin e përkthimit telefonik përmes një centralini që lidh në mënyrë të shpejtë strukturën që ka nevojë me mediatorin e gjuhës që kërkohet.

Nessun commento: