venerdì 8 febbraio 2008

Lehtesime per vizat schengen

Nuk do të jenë vetëm politikanët që do të kenë lehtësime në marrjen e vizave Schengen nga Shqipëria drejtuar Komunitetit Europian. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në ditët e para të janarit, janë plot 18 kategori që do të përfitojnë nga këto lehtësime. Me këtë marrëveshje të nënshkruar, të dyja palët kanë për qëllim të fshijnë sa më parë nga kujtesa radhët e gjata të pritjes, shqetësimet e jetuara në vitet e kaluara nga qytetarët shqiptarë përpara ambasadave të vendeve të BE dhe ata situata të shëmtuara në të cilat shumë veta ishin të detyruar të përballonin praktika burokratike pa fund e rregulla shume restriktive që pengonin lëvizjen e lirë të njerëzve. Ky regjim shtërngues ka penalizuar atë që ndiqte rrugët ligjore, pjesën më të madhe të shoqërisë shiptare, që sot është edhe më euroentuziastja në rajonin ballkanik. Regjimi shtërngues ka favorizuar, ashtu siç ndodh shpesh, fenomenet paralele: sekserët dhe korrupsionin që peshonin rëndë mbi njerëzit. Si pasojë e këtij lehtësimi qytetarët e vendeve të rajonit ballkanik (Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia) dhe natyrisht, Shqipëria, do të vazhdojnë të paguajnë një kosto më të ulët për dhënien e vizës (35 euro në vend të 60 eurove). Gjithashtu shumë kategori qytetarësh do të përfitojnë viza pa paguar taksa.
Hyrja në fuqi e marrëveshjeve për lehtësimin e vizave do të nxisë kontaktet ndërpersonale duke rritur mundësitë për të udhëtuar, në veçanti për brezat e rinj. Do të jenë të shumta kategoritë që do të përfitojnë nga ky akord: përfaqësues të institucioneve, biznesmenë, gazetarë, përfaqësues të besimeve fetare, anëtarë të programeve dhe komisioneve shkencore, kulturore, artistike e universitare, studente në shëtitje të organizuara për qëllime studimi, sportistë dhe shoqëruesit e tyre, përfaqësues të shoqatave joqeveritare, Onlus e të vullnetariatit, familjarë të qytetarëve shqiptarë me qëndrim të rregullt në njërin prej vendeve të Komunitetit Europian, turistë (sipas një skeme të caktuar) e kështu me radhë. Faktikisht, kjo marrëveshje përgjigjet në më të mirën e mënyrave istancave të një përqindjeje të madhe të popullsisë aktive.
Akordet e ripranimit, nga ana tjetër, japin rregulla e procedura të sakta për të kundërshtuar imigracionin e paligjshëm; zbatimi i tyre efektiv, do të çojë në një hap të vendosur përpara në sektorë të tillë si kontrolli në kufinj, siguria e dokumenteve dhe lufta mbi krimin e organizuar dhe do të hapë në mënyrë graduale rrugën drejt një regjimi pa viza për Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë e Maqedoninë.
Roland ndoci

Nessun commento: