Plinio Zilli ka mbushur para pak muajsh 82 vjet dhe konsiderohet një ndër dekanët e gazetarisë në Friuli Venezia Giulia. I ati, titullar i një ndërmarrjeje ndërtimi filloi të punonte në Vendin e shqiponjave në 1927. Pak kohë më pas u transferua në vendin ballkanik bashkë me familjen, ku qëndroi deri në vitin 1944. Zilli në kryeqytetin shqiptar frekuenton shkollat fillore, ku mëson gjuhën shqipe. Gazetar bëhet më vonë, në 1957 duke punuar më parë me Messaggero Veneto dhe më pas në Reggio Calabria për një periudhë të shkurtër. Në fillim të viteve ’60 bëhet korrespondent i gazetës “Giorno” në Francë dhe në Lion qëndron deri në 1963 për t’u kthyer pastaj në Udine, ku punësohet nga një kompani amerikane e specializuar në ndërtimin e makinave bujqësore. Fillon pak vite më pas punë si zëdhënës për shtyp me Fiat trattori, që ndërkohë ka bërë blerjen e kësaj shoqërie.
- Cfarë ka mbetur nga vitet e kaluara në Shqipëri ?
“Kujtime të mrekullueshme. Shpesh ndjej n nostalgji të thellë për ditët dhe për fytyrat që më paraqiten në kujtimet e mia. Ishim shumë të integruar dhe kishim shumë miq. Kujoj kur dilej për gjah dhe momentet e bashkëjetesës, zemërgjerësinë e madhe të atyre njerëzve. E kam dashur gjithmonë kulturën e tyre”.
- Cfarë ju prekte më shumë nga shqiptarët?
“ Karakteri i tyre. Ishin shumë krenarë dhe bazonin mënyrën e tyre të të jetuarit mbi principe të forta. Kur erdhi pushtuesi italian ndjemë një shqetësim të thellë: babai im nuk e pranoi asnjëherë pushtimin fashist dhe kjo ndjenjë ishte e bashkëndarë nga pjesa më e madhe e 7 mijë italianëve që jetonin në vend. Shqiptarët ishin të ndershëm dhe kishin lidhur me ne raporte të shkëlqyeshme, nga ana tjetër e ndjekur edhe nga një mikpritje e paparë ndonjëherë diku tjetër.
- Të njëjtin qëndrim keni gjetur edhe në shqiptarët e imigruar në Itali?
“Për shumë prej tyre mentaliteti dhe sensi i nderit kanë mbetur të njëjtit. Keqbërësit janë dhe mbeten një pakicë, por kjo është një lajm me më shumë bujë dhe njollosin, me mënyrën e tyre të veprimit, të gjithë komunitetin shqiptar. Ja përse isha ndër promotorët e parë në lindjen e Shoqatës Italo-Shqiptare në 1995, që e kam drejtuar për shumë vjet, deri në momentin kur ka hyrë Bashkim Fishta, ndërsa unë jam emëruar president nderi. Dhe jo rastësisht, janë të shumtë italianët e regjistruar në shoqatë, mes të cilëve edhe disa kolegë gazetarë”.
- Italia ka ditur ti pranojë shqiptarët ?
“ Besoj që varet shumë nga zona në zonë. Aty ku jetoj, në Feletto Umberto, njerëzit kanë mësuar t’i njohin e t’i çmojnë, duke i mikpritur mirë. Jetojnë shumë familje me prejardhje shqiptare, tani qytetarë të integruar në mënyrë të përkryer, aq sa edhe shumë të rinj që janë diplomuar këtu në Udine. Një ndër ta është edhe zëvendëspresidenti i tanishëm i shoqatës, Enel Banja, i diplomuar në ingjenjeri elektronike. Edhe në nivel rajonal niveli i integrimit dhe i mikpritjes është shumë i mirë dhe shpesh bëhet fjalë për familje me kulturë të mesme e të lartë”.
- Cfarë mungon për të bërë edhe më mirë ?
“ Do të thoja që kemi arritur një nivel më të mirë. Janë shumë shqiptarë që punojnë me firma italiane dhe janë të mikpritur gjithnjë me zemërgjerësi dhe respekt”.
- Si ka ndryshuar Shqipëria që njihje?
“ Situata politike është mjaft e ndërlikuar. Megjithatë vendi është duke bërë progrese të mëdha në arritjen e standarteve europiane dhe Tirana ku unë kam jetuar ka ndryshuar thellësisht. Të njëjtën gjë mund të them për qytete të tjera të mëdha që janë rritur për nga numrat e popullsisë dhe zgjerimit territorial. Edhe në vendin e tyre, përballojnë problema të ngjashme me ata të Italisë nëse jo më të këqija : rroga të ulëta dhe kostoja e jetesës në rritje”.
- Tashmë jemi në brezin e dytë. Kur do të shohim njerëz me prejardhje shqiptare të marrin ngarkesa politike ashtu siç ndodh për shembull për italianët jashtë shtetit?
“ Besoj që është ende herët, por nuk mungon shumë. Të rinjtë që janë rritur dhe kanë studiuar në Itali janë gjithnjë ndër më të mirët në klasat e tyre. Herët a vonë, në listat e zgjedhjeve do të lexojmë ndonjë mbiemër shqiptar. Numri i të diplomuarve është duke u rritur dhe biles shumë shqiptarë të imigrimit të vonë, në zotërim të një diplome të marrë në Shqipëri, studjojnë për të marrë një diplomë italiane”.
- Cilat janë problemet që dalin më në pah kur flet me ta ?
“Në fillim ishin ato të vendit të punës dhe të banesës, por tani situata është e ndryshme. Këta problema janë kaluar. Nuk më ka ngjarë ndonjëherë të dëgjoj ankime mbi veprime raciste karshi tyre dhe kjo dëshmon që niveli i integrimit i omunitetit shiqptar është për tu marrë si shembull.
- Në çfarë janë të ndryshëm shqiptarët nga italianët?
“ E kane në gjak të ruajnë dhe ta përcjellin brez pas brezi historinë e tyre, ndjenjën e tyre të përkatësisë dhe kulturën, por kjo më duket që vlen për çdo bashkësi, jo vetëm për ata. Në fund të fundit shqiptarët janë shumë më afër italianëve, në termat e vlerave e të veprimeve, më shumë se sa mund të imagjinohet. Prandaj edhe integrohen kaq mirë me ne. Mbeten edhe ruajtës rigorozë të gjuhës së tyre e ruajtur në vendin tonë edhe si gjuhë minoritare falë ekzistencës, në Jug të Italisë, të bashkësisë shqipfolëse të ikur nga pushtimi turk. Edhe nga kjo pikëpamje prania e njerëzve me kulturë e origjinë shqiptare paraqet për rajonin tonë, e mësuar me plurilingilizmin qënë krijimet e saj, një pasurim kulturor i padyshimtë”.
venerdì 8 febbraio 2008
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento